Ja çfarë e përmirëson kujtesën e foshnjës

Gjumi gjatë ditës është pjesë thelbësore e rutinës së çdo foshnje.

Kjo i lejon foshnjës që të përballet me zhvillime të rëndësishme fizike dhe mendore që ndodhin gjatë viteve të hershme të saj.
Por, shkencëtarët tani besojnë se edhe dremitja gjatë ditës është gjithashtu jetike për të ndihmuar që kujtesa e foshnjës të jetë sa më e mirë, transmeton Lajmi.net.
Studimi i pari i këtij lloji, i kryer nga një ekip në Universitetin Sheffield në Britani dhe Ruhr në Bochum, Gjermani, ka identifikuar një lidhje në mes të gjumit dhe zhvillimit të foshnjave gjatë vitit të parë të tyre.
Gjetjet zbulojnë se vetëm një gjysmë ore gjumë mund ta përmirësojë kujtesën e foshnjës, duke e ndihmuar atë që të ruaj aftësi të reja që i ka mësuar.
Studimi ishte i fokusuar në 216 foshnje të shëndetshme 6-12 muajshe, dhe i kishte testuar aftësitë e tyre për të kujtuar gjërat që i kishin mësuar, transmeton Lajmi.net.
Foshnjat ishin mësuar se si të heqin dorashkat nga dora e kukullës, dhe u ishte dhënë mundësia që më pas këto veprime t’i përsërisin pas 4 dhe 24 orëve.
Ato foshnje të cilat nuk kishin bërë ‘një sy gjumë’ pasi që kishin mësuar ishin krahasuar me ato të cilat kishin bërë një sy gjumë për 30 minuta.
Eksperimenti gjeti se vetëm foshnjat të cilat kishin bërë një sy gjumë pas aktiviteteve të të mësuarit ishin në gjendje që t’i kujtonin ato që i kishin mësuar, përderisa ato të cilat nuk kishin fjetur fare nuk munden të kujtonin asgjë.
Këto gjetje janë interesante për prindërit dhe edukatoret, pasi që ata gjithmonë sugjerojnë një kohë më të gjatë të gjumit për foshnjat e tyre./lajminet/