Ja çfarë pornografie shohin femrat e çfarë meshkujt

Edhe pse filma pornografikë shohin kryesisht meshkujt, gjithnjë e më shumë femra gjejnë argëtim në filma të këtillë, mirëpo ato shohin zhanret e veta specifike. Ja cilat janë ato:

Revista “Journal of sex research”, ka botuar studimin lidhur me llojet e filmave pornografikë të cilët më së shpeshti i shikojnë meshkujt e cilët femrat, transmeton Telegrafi.

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 2.000 femra dhe meshkuj, të cilët kanë plotësuar pyetësorin, në të cilin kanë qenë të obliguar të shënojnë se cilat nga 27 zhanre të ndryshme të filmave pornografikë më së shumti u interesojnë.

Rezultati i studimit është ky: Meshkujt më së shumti shikojnë xhirime pornografike amatorësh, filma me femra me sisë të mëdha dhe seks anal.

Ndërkaq femrat më së shpeshti preferojnë pornografi “soft”, “geng beng” (seksi në grup) dhe filma me meshkuj me penisë të mëdhenj.

Kur është fjala për zhanret më të shikuara të cilët i preferojnë edhe meshkujt edhe femrat, janë dy lloje kategori filmash – seksi oral dhe seksi në treshe. /Telegrafi/