Ja çfarë thotë Shaqiri për shortin me Shqipërinë (Foto)

Xherdan Shaqiri nuk ka dashur që ta komentoi shortin emocionues ku përfaqësuesja e Zvicrës do ta zhvilloi përball Kombëtares shqiptare

Pas postimit në Twitter, ku Shaqiri heshti, këtë nuk e ka bërë në postimin e mëparshëm në Facebook.

Pa dashur ta përmend Shqipërinë, Shaqiri ka thënë se grupi A është një grup shumë i mirë dhe se janë të gatshëm që ta kalojnë këtë pa shumë vështirësi.

Shqipëria gjendet në grupin A në shortin që u hodh për Euro 2016, së bashku me Francën, Rumaninë e Zvicrën.

“Grupi A shumë i mirë. Shkojmë tutje”, kishte shkruar Shaqiri në rrjetet sociale duke dhënë një mesazh se Zvicra do të kaloj në rrethin tjetër të Euro 2016 pa shumë probleme.  /Express/

shaqaaaa_1449957148-1060515