Ja çfarë vendimi merr Klitschko?

Wladimir Klitschko ka filluar stërvitjet e para në pritje të caktimit të një date për revansh për titull të kampionit kundër Tyson Fury.

Wladimir Klitschko nuk dorëzohet lehtë, përkundër humbjes nga Tyson Fury.
Ai tashmë ka filluar stërvitjet e para në pritje të caktimit të një date për revansh për titull të kampionit, raporton “Sky Sports News”, përcjell “Lajmi.net”.
Klitschko humbi brezat e kampionit në duelin ndaj britanikut të zhvilluar më 28 nëntor.
Fury mposhti ukrainasin me pikë pas 12 raundesh.