Ja cila është ministria më e besueshmja për qytetarët e Kosovës

Sipas një ankete të bërë nga Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, me 1000 respodent, përfshirë nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe të gjitha nacionaliteteve, në pyetjen se sa besojnë në Ministritë e Qeverisë së Kosovës, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) del më e besueshmja për qytetarët e Kosovës, me 67.8%.

Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, përmes një ankete me 1000 qytetarë të Kosovës, ka bërë hulumtimin e besimit të qytetarëve në institucionet tona, ku janë përfshirë; Qeveria, Presidenca, Kuvendi, Parlamenti, Policia, Gjyqësori, KFOR-i, EULEX-i, Bashkimi Evropian, ambasadat, sistemi arsimor, shërbyesit civil, partitë politike, mediet, etj.

Sipas këtij hulumtimi, kur është në pyetje te ministritë; Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës për qytetarët e Kosovës është institucioni më i besueshëm në Kosovë, për vitin 2015, më 67. 8%. Pra, qytetarët e Kosovës i besojnë më së shumti Ministrisë së FSK-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ministria për FSK-në, për tri vite me radhë, në anketat të organizuara nga Riinvest, Barometri Kosovar i Sigurisë  dhe Kipred, janë më të besueshmet në nivel vendi.  Ky është një vlerësim real i qytetarëve të Kosovës për punën dhe arritjet e përgjithshme të Ministrisë së FSK-së.