Ja çka përgatitur shteti për Majlinda Kelmendin (FOTO)

Majlinda Kelmendi pritet të arrijë pas pak minutash në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, e shoqëruar nga trajneri i saj, Driton Kuka dhe medalistja tjetëer evropiane, Nora Gjakova, shkruan Zëri.

Dhe, këtë radhë, atë do ta presin krerët e shtetit, përfshirë këtu edhe Kryeministrin Isa Mustafa, përcjell Zëri.

Dhe, për nder të kampiones së re evropiane, është përgatitur një pllakatë, me flamurin e Kosovës, ku shkruan, “Krenaria e Kosovës”./Zëri/\