Edhe përderisa sot gratë kanë të drejtën e votës, miliona tjera nuk e kanë.
Ka shumë punë dhe është një rrugë shumë e gjatë derisa të arrihet barazia e vërtetë.
Sidoqoftë, kjo është ditë e cila shënon arritjet e grave në shoqëri, kulturë dhe hapësirë politike, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, ende ka gra të cilat nuk lejohen të punojnë, gra të cilat nuk lejohen të ngritin zërin dhe gra të cilat punojnë të njëjtin orar si meshkujt por për më pak para.
Këto fotografi që lajmi.net i sjell për ju, janë bërë para 100 viteve dhe shërbejnë për të ua rikujtuar çfarë gratë kanë përjetuar vetëm që ta bëjnë botën të ecë.