Ja ku han drekë Kadri Veseli, kur ka seancë me gaz lotsjellës (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga sekretari i Kuvendit, këshilltari i tij, Blerim Latifi dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, kanë drekuar në kushte të jashtëzakonshme.

Zhvillimet në Kuvendin e Kosovës ku opozita nuk po lejon mbajtjen e seancës për Buxhetin, kanë bërë që kryetari i Kuvendit Kadri Veseli të drekojë në kushte të jashtëzakonshme, para se të vazhdohet me seancën, nëse ajo do të jetë e mundur. /lajmi.net/