Ja letra prekëse e Gerta Hetës pasi humbi fëmijën

Këngëtarja dhe moderatorja Gerta Heta priste të sillte në jetë binjakë, por gjërat nuk shkuan ashtu sikundër ishin planifikuar. Ajo ka sjellë në jetë vetëm një vajzë, pas shumë vështirësish. Gerta ka falenderuar stafin për përkujdesjen ndaj foshnjes së saj, e cila në fakt, nuk ka nevojë për shumë koment.

“Ato erdhën në jetë të dyja, shumë para kohe, po vetëm Matea arriti të mbijetojë. Matea ime luftarake, që falë dëshires së të madhit Zot për të mos ma copëtuar shpirtin përjetë, e falë punës së jashtëzakonshme të bluzave të bardha të S.U.O.GJ”, Mbretëresha Geraldinë”, sot është në shtëpi pas 50 ditësh në reanimacion.

Lindi 1000 gramë, sot vetëm 1530 gramë, shumë rrugë për të bërë, por shpresoj që luftën më të madhe, atë për jetën e fituam.
Mirënjohje për stafin shumë human të reanimacionit të bebave. Keni gjithë bekimet e një nëne. Jua puth duart me përulësinë më të madhe”.

Pas publikimit të kësaj letre, në llogarinë zyrtare në Facebook, një nga mjekët që ka ndjekur gjendjen e Mateas, shpjegoi më poshtë me terma më profesionalë cila ishte situata e vogëlushes që tani është në gjendje të mirë.

“Ardhja ne jete e Mateas se vogel me 08/10/2015 eshte nje mrekulli per prinderit e saj, pasi arriti te mbijetoje nga nje premature e thelle 28-29 javeshe gemelare. Matea lindi me detres respirator, insuficienzë respiratore / SMH dhe peshonte vetem 1000 grame.

Vogelushes ju desh te kalonte te gjitha fazat e oksigjenimit nga ventilimi i drejtuar (TET), ne ventilim nazal, ne Oksigjenimi me Kaskë (HOOD) dhe me ne fund me 28/10/2015 kaloi në fazën e frymëmarrjes normale me O2 në ambient të lirë. Nena filloj ta ushqej me gji. Fale punes se mjekëve dhe infermierëve te Repartit të Terapisë Intensive të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” tashme Matea e vogel peshon 1530 grame dhe ka dale nga spitali pasi gëzon shëndet të plotë. Kete na e tregon dhe FALENDERIMI I NENES SE MATEA-S SE VOGEL. Dhe ne ju falenderojme Znj. Gerta Luna Djarmati per fjalet e ngrohta per stafin tone!” . /albeu/