Ja me sa ndeshje janë dënuar, Mendurim Hoti, Betim Haxhimusa dhe Fidan Hasani (VIDEO)

Komisioni Disiplinor i Federatës së futbollit të Kosovës, ka marr vendim për rastin që ndodhi në ndeshjen, Feronikeli – Gjilani, përballje që u zhvillua të shtunën në Drenas dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Sipas burimeve të Tribuna Channel brenda Federatës së futbollit, sulmuesi i Feronikelit, Mendurim Hoti është dënuar me 4 ndeshje moslojë, për shkak të motivti-kacafytje fyerje dhe sharje me lojtarin kundërshtar.

Kështu, Hoti nuk do të mund të luaj në ndeshjen e fundit të stinorit vejeshtor kundër Hajvalisë si dhe në tri ndeshjet e para të stinorit pranverorë.

Dënimit nuk i kanë shpëtuar as dy lojtarët e Gjilanit që u ndëshkuan me karton të kuq.

Betim Haxhimusa, që pësoi lëndime të rënda dhe u desh të operohej në dorë, pas rrahjes që kishte në zhveshtore, është dënuar me dy ndeshje me motivin-fyerje dhe sharje në lojtarin kundërshtar.

Me dy ndeshje është dënuar edhe mbrojtësi, Fidan Hasani me motivin- sjellje e pahijshme dhe e pa sjellshme, fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor, ku edhe gjatë daljes nga fusha ishte provokator dhe fyes në ndeshjen.

Që të dy, nuk do të mund t’i ndihmojnë Gjilant në ndeshjen e fundit për këtë vit si dhe në përballjen hapëse të pranverës.

Komisioni e ka dënuar me 500 euro edhe klubin e Pozharanit.

Ndërkaq, vendimi përfundimtar për klubin e Feronikelit, për zyrtarin për siguri në këtë klub, Ilir Demaku dhe për ekonomin, Elami Limani, të cilët janë pezulluar të mërkurën, do të merret gjatë ditëve në vijim, në momentin që Komisioni Disiplinor të marr raportin nga Policia e Kosovës.

Sipas rregullores, të dënuarit kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi, në shkallën e dytë.