Ja për kë do votojë “Mbreti i Instagramit” Dan Bilzerian (FOTO)

“Mbreti i Instagramit” dhe jo vetëm, njihet për dashurinë e tij ndaj armëve dhe vajzave.

Prandaj, nuk është befasi që kur do të vijnë zgjedhjet e vitit 2016, ai do ta përkrahë Donald Trump.

Bilzerian e ka postuar një fotografi të tijën me Donald Trump natën e kaluar, duke shkruar “Në një kohë ku nuk ka korrektësi politike, ju duhet t’i respektoni njerëzit që mbesin të pa ndryshuar”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, fotografia e postuar në Twitter dhe Facebook ka ngjallur mjaftë reagime nga fansat e Mbretit të Instagramit, duke e akuzuar atë se po e përkrahë një idiot dhe një racist.

Ka pasur edhe të tjerë ku i kanë sugjeruar që në vend se të fillojë të merret me politikë, më mirë është ta vazhdoj karrierën e tij të shfrenuar me vajza dhe armë.

Fotografia e Dan Bilzerian me Donald Trump

donald