Ja pra që monstra “Spageti fluturues” ekziston (Video)

Një krijesë, që i ngjan kandilit të detit, është zbuluar nga punëtorët e kompanisë BP në një thellësi prej 1200 metrash në Angola, Afrikë.

Krijesa ngjan me një spageti, ndërsa ka ngjallur shumë debat në rrjet.

Zbuluesit e saj e kanë quajtur “Spageti Fluturues” si një perëndi, ku besojnë anëtarët e Kishës së Monstrës Spageti Fluturues.

Kjo kishë u krijua në vitin 2005 nga një student amerikan, i quajtur Bobby Henderson, si protestë kundër leksioneve se krijimi i universit mund të shpjegohet me argumente inteligjente.

Besimtarët e kësaj kishe quhen Pastafarianë dhe mblidhen çdo të premte për ta festuar si ditë të shenjtë.

Feja e tyre është popullore mes studentëve në SHBA, por edhe në disa pjesë të Europës.