Ja pse Pogba vizitoi Manchesterin

Mesfushori i Juventusit , Paul Pogba ditëve të fundit ka bërë një vizitë në Manchester.

Ish-anëtari i Manchester United, është i lidhur me kalimin tek rivalët e Unitedit, Manchester City për sezonin e ardhshëm.

Vizita e Pogbas në Manchester ka bërë bujë tek mediat e huaja, të cilat raportojnë për transferim e mundshëm të talentit francez tek City.

Eksperti i transferimeve Luca Marchetti ka konfirmuar vizitën e Pogbas në qytetin e Manchesterit, por ai nuk e përjashton mundësinë që një ditë ylli francez të largohet nga Juve.

“Ai shkoi në darkë në Mançester, unë nuk mendoj se ai ishte atje për të parë se çfarë moti ishte”, theksoi Marcxhetti.

“Për më tepër, për Manchesterin, ai nuk ka nevojë për të parë se si është qyteti atij, ai e njeh atë vend. Kjo nuk do të thotë se ai do të largohet dhe të kthehet në Angli”, deklaroi ai.

“Deri më tani ata që kanë provuar më këmbëngulje për Pogban janë PSG-ja bashkë me Chelsean. Do të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi eksperti i transferimeve. /KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/futboll/ja-pse-pogba-vizitoi-manchesterin-58141/#sthash.8L1oI5hf.dpuf