Ja qfarë thotë piloti rus që shpëtoi

Piloti rus që i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit nga Turqia, në kufirin me Sirinë, ka thënë se pala turke nuk ka bërë asnjë paralajmërim.
Kapiteni Konstantin Murakhtin i ka thënë televizionit rus se nuk ka asnjë shans që aeroplani ta ketë shkelë hapësirën ajrore turke.

Autoritetet ruse kanë bërë me dije se piloti i tyre është shpëtuar në një operacion që ka zgjatur 12 orë, ku kanë qenë të involvuara njësitet speciale.

Turqia insiston se pilotët janë paralajmëruar 10 herë para se të rrëzohej aeroplani.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me trupin ko-pilotit i cili është qëlluar pasi është djegur aeroplani.