Ja sa kushton Facebook nëse vendos ta shesë Mark Zuckenbergu

Rrjeti më i madh social në botë sot ka arritur vlerën e tregut në shumën e pabesueshme prej 306 miliardë dollarë.

Nëse vendoset në një kontekst, vlera e Facebook, kompanisë që shet reklama tek 1.55 miliardë përdoruesit e saj tani ka arritur sa gjysma e asaj që ka Apple, kompanisë më të madhe që ekziston sot, e cila vlerësohet rreth 684 miliardë dollarë.

Vlera e Facebook sot është rreth 15 herë më e madhe sesa ajo e rivalit të saj direkt, Twitter. /gazetaexpress/