Ja si duhet pastruar dhëmbët

Kur pastrojmë dhëmbët, nofullën duhet ta ndajmë në tre pjesë. Dhëmballët, dhëmbët e mprehtë dhe dhëmbët përpara. Duhet të tregohemi të kujdesshëm kur fërkojmë secilën prej këtyre pjesëve. Përndryshe mund të dëmtohet smalti i dhëmbëve.

Si duhet t’i lajmë dhëmbët?

20140901203654940

  1. Shpërlani gojën me ujë të ngrohtë për të pastruar mukusin e gojës.
  2. Fusni furçën brenda në gojë dhe fërkoni dhëmballët me lëvizje rrethore. Ngjeshja më shumë e furçës nuk mundëson më shumë pastërti. Përkundrazi me lëvizje të rregullta mund të shpëtoni dhe nga mbetjet e ushqimeve.
  3. Fërkoni pjesët e sipërme pasi të fërkoni pjesët anësore tëdhëmbëve. Përsëri fërkoni butësisht dhe duke bërë levizje të njëtrajtshme.
  4. Dhëmbët përpara fërkojini lart-poshtë dhe me lëvizje rrethore.
  5. Gjëja që harrohet shpesh gjatë larjes së dhëmbëve është pjesa e brendshme e dhëmbëve. Fërkoni me furçë dhe pjesët e brendshme të dhëmbëve.

Përdorni penj për pastrimin e dhëmbëve

20140901203712227

Pastrimi me penjë i dhëmbëve është një praktikë e sugjeruar nga doktorët dhe shumë e dobishme. Përdorimi i rregullt i tyre paradalon krijimin e gurëzave në dhëmbë dhe pastron mirë dhëmbët.

Kur ta përdorni në fillim mund t’ju shkaktojë hemoragji në mishrat e dhëmbëve. Nëse hemoragjia vazhdon atëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Hemoragjia mund të jetë shenjë e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. /GazetaStart/