Ja si e vrava hajdutin shqiptar

I zoti i shtëpisë Rodolfo Corazzo, që vrau hajdutin mbrëmë në Milano hajdutin shqiptar ndërsa kishte hyrë në banesën e tij, duke e qëlluar me një plumb në zemër, për momentin nuk do të hetohet.

Tregtari i argjendarive u dëgjua nga hetuesit deri në orën 3 të mëngjesit. Sipas rrëfimit të argjendarit, ai u fut në shtëpi me një skuter, hapi derën dhe pasi e parkoi motorrin, e mbylli portën dhe pa se pas shpinës kishte disa persona. Në banesë, një vilë e madhe në ndarjen midis Lucinos dhe Rodanos, ishin gruaja dhe e bija 10 vjeç.

Njëri prej banditëve i vuri armën vajzës dhe urdhëroi Corazzon që ti dorëzonte floririn. Tregtari u “bind” por një nga keqbërësit e kishte kuptuar se në shtëpi kishte edhe xhevahire të tjera dhe është nxehur me Corazzon duke e rrahur me grushta në fytyrë dhe duke e akuzuar se kishte dashur tu fshihte “thesarin”. Në këtë moment tregtari ka reaguar me anë të një arme që e kishte në anën e pasme. “Falë Zotit kisha një armë pas, sepse nëse nuk do të isha i armatosur do të na kishin vrarë, për këtë jam i sigurtë”, ka thënë Corazzo për hetuesit.