Ja si jeton nipi i Titos

Josip Joshka Broz, nipi i ish- kryetarit të ish – RSFJ-së, në një intervistë për mediet serbe ka folur për situatën e rëndë financiare në të cilën gjendet.

Nipi i kryetarit të ndjerë ka zbuluar se kurrë nuk ka qenë në situatë më të rëndë jetësore sepse nga ardhurat ka vetëm pensionin 18 mijë dinarë (rreth 150 euro).

“Jetoj si mundem. Në banesë nuk e përdor ngrohjen, udhëtoj me abusë, njerëzit më qerasin, më thërrasin në drekë e unë nuk ka ha pesë herë në ditë, më mjafton një herë. Por nëse dikujt i intereson të dijë si jetoj, jetoj si qen”, thotë Broz, transmeton Koha.net.

Ai thotë se jeton me këtë para tash e dhjetë vjet me të cilin vajzës që nga mosha 10 vjeç ia paguan alimentacionin 22 euro për orët në gjuhën frënge, pasi ka thënë ia, bashkëshortja e tij “ka shitur çdo gjë”.

Josip Joashka Broz udhëheq Partinë Komuniste me të cilin ka ndër mend të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi.