Ja vlen mos me flejt herët sonte

Me fillim nga ora 1:00 në mëngjes me kohën tonë të ditës në vijim, do të ballafaqohen dy rivalët më të mëdhenj të futbollit latino-amerikan. Në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires do të takohen Argjentina dhe Brazili në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Botërorin “Rusia 2018”.

Kjo ndeshje mund të kalojë në shenjë të lojtarit më në formë aktualisht në futbollin botëror, anëtarit të Barcelonës, Neymar Da Silva Junior. Argjentina do të jetë pa lojtarin më të mirë në Botë, Lionel Messi-n, edhe pse ka shumë lojtarë tjerë që mund të dënojnë kampionin e pesëfishtë botëror.

Argjentina nuk e ka filluar mirë fushatën kualifikuese për Botërorin 2018 dhe pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka vetëm 1 pikë. Në anën tjetër. “Kariokët” kanë një fitore dhe një humbje.