Jahjaga dekoron AKI-në me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi sot Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Ajo u njoftua nga Drejtori i AKI-së për punën gjatë vitit që lamë pas dhe sfidat e sigurisë në përgjithësi.

Presidentja lartësoi rolin që ka Agjencia e Kosovës për Inteligjencë sipas Kushtetutës dhe Ligjit në sigurinë e vendit dhe shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.