Jahjaga më 17 dhjetor i drejtohet Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme e ka caktuar 17 dhjetorin datën kur Kuvendit të Republikës së Kosovës do t’i drejtohet presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Jahjaga, në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit pritet të flasë për situatën politike në vend me mesazhe pajtime ndërmjet pozitës dhe opozitës jo vetëm në Kuvend, transmeton Koha.net.

Kërkesa e Jahjagës për fjalim në Kuvend ka dalë të hënën, pas takimeve të ndara që ka zhvilluar me pozitën dhe opozitën në kërkim të zgjidhjes për tejkalimin e krizës politike.

Opozita ka paralajmëruar se do at pengojë mbajtjen e këtij fjalimi./ KOHA