Jahjaga nënshkruan, Nikoliq kthen shpinën e Vujanoviq qeshet

Ambasadorja kosovare në Washington, Vlora Çitaku në një postim të vetin në Facebook ka publikuar një fotografi nga aktiviteti i sotëm gjatë samitit Brdo-Brione në Zagreb.

Në këtë fotografi, Çitaku ka spikatur momentin kur Jahjaga ka nënshkruar Deklaratën e Samitit, i cili përfundoi punimet sonte, transmeton Koha.net.

Këtë akt solemn e shtetar nga presidentja e Kosovës, nuk ka mundur ta durojë dot kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili me gjestin e tij, pse mos të quhet primitiv politik, bëri të mos e shihte duke ia kthyer shpinën.

Çitaku ka shkruar për këtë rast: “Tash kjo duket epike (shikoni presidentin serb se si ka kthyer shpinën). Vetëm sepse ai nuk ka zgjedhur të shikojë tek ne, nuk do të na ndalë të shkojmë tutje! Ne nuk jemi në duart e juaja, ne jemi shtet i vërtetë. Dështim epik. P.S. shikoni presidentin e Malit të Zi si e mbanë me vështirësi të qeshurën”.