Jahjaga, nesër i drejtohet Kuvendit

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nesër u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës me fjalën e saj vjetore, tashmë tradicionale.

Në seancë, e cila pritet të fillojë që nga ora 11.00, pos deputetëve, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës si dhe përfaqësues të korit diplomatik, të akredituar në Kosovë.

Opozita nuk është deklaruar ende nëse do të marrë pjesë në këtë seancë e as nëse do të manifestojë veprimet e saj kundër punës së institucioneve të vendit.

Më herët përfaqësues të saj thanë se nuk do ta pengojnë adresimin vjetor të Presidentes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, porse do të protestojnë në formën si para përfaqësuesve ndërkombëtarë në seancat solemne./zeri.info/