“Jashtë bie borë”, shfaqja më e mirë në Festivalin e Komedisë në Preshevë

Nata finale solli goxha shumë të papritura. Ishte shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Dashnori i nënës sime”, të autorit Adem Mikullovcit dhe me regji të Ilirjana Arifit që u shfaq në mbrëmjen e fundit të këtij festivali ku më pas u ndanë edhe çmimet.

Naser Shatrolli

Një histori që shpërfaq të shkuarën përmes bozës, përmes detajeve që një burrë plak me emrin Ymryt – Adem Mikullovci shkon në shtëpinë e gruas që e kishte dashtë tërë jetën, por fati e kishte ngatërruar me një grua tjetër. Ymryt në kuptimin e interpretimit do i bie shpresë, diçka që të han gjatë gjithë jetës, të gërryen, të përplas me vetveten, me moshën, Jëlldëz – Leze Qena, ishte emri i gruas që Ymryti që e kishte ëndërruar me vite e dekada. Histori romantike, pritje të gjata, një gabim i vogël i një takimi në një kohë tjetër i kishte ndarë tërë jetën.

Ymryti lozë gënjeshtarin duke u shtirë se është i pasur, ka miliona e shtëpi të madhe, pra, pasuria del të jetë ndasi dashurie, paraja, lakmia, do të bëhej bozë e ndarjes së tyre, turbullirë qenësore e jetës së tyre.
Ndërkohë, me këtë intrigë, skenar teatror do të qohej peshë e gjithë mëhalla për ti dhënë secili nënën këtij far Ymryti meqë na qenka milioner.

Gënjeshtra e tij përplaset me misteret e fshehura nëpër dritare e ballkone, gratë e reja do të lenin burrat e tyre sot për para, Adem Mikullovci shpërfaq sigurisht historinë e tij, jetën e tij, të kaluarën e tij, vlerat e tij të pakthyera në një kohë të pa këndshme për të dhe për moshën e tij. Ai parqet fundja vitet rinore që do të donte me i ribërë në kohë. Me këtë tregim komik tenton të jap mesazhe se atë botë kishte dashuri, kishte takime dashurie, kishte bozë shpirtërore përderisa sot ke kafe interesi. /kultplus/

<script async src=”//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js”></script>
<script>
(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({
google_ad_client: “ca-pub-1884371827573013”,
enable_page_level_ads: true
});
</script>