Jasir Asani lë pa gjumë portierin e Bundesligës, Çekia largon menjëherë portierin Pavlenka pasi e pësoi sërish nga distanca me Shqipërinë

Shqipëria i ka shkaktuar një humbje të rëndë Çekisë. Pas disfatës me shifrat 3-0 kundër kuqezinjëve në Air Albania, çekët mund të mbesin pa Europianin e Gjermanisë. Kjo do të ndodhte për herë të parë që nga viti 1993, ku Çekia u shkëput nga Çekosllovakia.

Sipas gazetaret Lucie Machacova, pjesë e gazetës së njohur në Çeki, “MF DNES”, Silvhavy është shkarkuar dhe nuk do të jetë më pjesë e Çekisë. Njoftimi zyrtar do të vijë në javën e ardhshme, por pritet më shumë që të martën të kemi gjithçka të zyrtarizuar. (Detajet e plota i gjeni në videon më poshtë)

Trajneri i ri do të jetë i pazakontë. Kjo pasi po sipas gazetares çeke, Tripsovsky, trajneri i Slavias së Pragës do të drejtojë Slavian e Pragës dhe Çekinë njëkohësisht, të paktën për dy ndeshjet e nëntorit. Slavia e Pragës po kryeson edhe grupin e Europa League, teksa do të përballet në muajin nëntor ndaj Romës.

Po në të njëjtën muaj, Tripsovsky duhet të mendojë edhe për finalen e madhe të çekëve kundër Polonisë, ku do të vendoset bileta e fundit e Europianit. Federata Çeke e Futbollit pret që Silhavy të jap dorëheqjen në mbrëmjen e sotme pas ndeshjes me Ishujt Faroe, për të kursyer 250 mijë euro. Por nëse kjo nuk ndodh, ashtu siç pritet, Çekia do të zyrtarizojë shkarkimin e Silhavy të martën dhe do të zyrtarizojë trajnerin e ri.

Nuk mbyllet këtu dëmi i shkaktuar nga Shqipëria. Lucie Machacova u shpreh se portieri i Ëerder Bremen do të ulet në stol dhe vendin e tij do ta marrë portieri i Slavia Prague, Ales Mandous. Sipas saj, çekët nuk mund t’ia falin Pavlenkas një gol të tillë nga distanca si i Asanit kur dihej fare mirë që Shqipëria dhe veçanërisht Asani godet në pozicione të tilla. /Sport Ekspres/