Jep dorëheqje trajneri i Valencias

Trajneri i Valencuas, Nuno Espirito Santo, ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga posti i kryetrajnerit të skuadrës pas humbjes 1 me 0 nga Sevilla.

“Para ndeshjes kam folur me presidentin, Peter Lim dhe kemi folur edhe pas ndeshjes dhe jemi pajtuar që situata nuk është e mirë. Të gjithë duam që të japim më të mirën për klubin. Andaj për këtë arsye kam vendosur të largohem nga klubi. Ishte nder të udhëhiqja klubin. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët, Peter Lim dhe fansat”, ka thënë ai pas ndeshjes në konferencën për media, raporton “Goal”, transmeton koha.net.