Jeshilja ngjyra dominuese e fundvitit

Muaj dhjetor sapo është futur dhe festat po afrojnë dalë nga dalë.

Një vëmendje të veçantë në këto ditë festive duhet ti kushtohet garderobës.

Këtë sezon duket se jeshilja do të jetë ngjyra e fundvitit, ndërsa fustanet që kanë ngjyrë tjetër, do të rrinë të varura në dollap.

Të famshme të ndryshme, si Julianne Moore, Adele dhe Gëyneth Paltroë tashmë i kanë zgjedhur fustanet e tyre, të bazuar në këtë ngjyrë.

Në anën tjetër, një ndikim në zgjedhjen e ngjyrës, ka bërë shtëpia e modës Belmain dhe H&M, që kanë sjellë në treg një mori fustanesh me ngjyrë të gjelbër.

Të hapur apo të mbyllur, nga lëkura apo mëndafshi, të gjitha këto janë zgjedhja juaj.Përme fotove ju do të shikoni disa modele dhe nuancën e jeshiles që do të jetë trend i sezonit./kosova.online/