Joel bën 9 vjeç, Ermali zbulon shenjën e veçantë të të birit: Mu deshën 9 vite..

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi sot festojnë ditën e lindjes së gëzimit të tyre të parë.

Djali i tyre Joel feston 9-vjetorin e lindjes, dhe në këtë ditë të shënjuar Ermali ka zgjedhur ta urojë të birin edhe në rrjetin e saj social Instagram.

Përkrah disa fotografive shumë të bukur ku ai shihet me Joelin, Ermali i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla dhe ka zbuluar një shenjë në formë zemre që i biri ka në fytyrë, “Mu deshën 9 Vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton ka dhe një shenjë afër mendjes që është një . Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë. Joel 9.

Ndërkohë një urim të ndjerë ka bërë edhe mami Amarda. “Gëzimi im Joel qemë dhe për herë të parë emrin MAMI, sot je 9 vjeç! Mezi pres të të shoh teksa rritesh në rrugëtimin tënd të bukur në jetë! Të dua sa nuk tregohet…”, ka shkruar ajo, përkrah disa fotografive ku shihet e lumtur me Joelin.

Kujtojmë që Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi prej vitesh shijojnë një histori të bukur dashurie. Ata janë bekuar me dy fëmijë me djalin Joel dhe vajzën Sea.

Generated by Feedzy