Jolie dhe Pitt nuk ndalen

Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të shihen për herë të tretë në një film. Filmi quhet “By The Sea”.

Jolie në një moment ka folur për skenat e seksit, përkatësisht aktorja foli haptas për mënyrën se si ajo u ndje gjatë xhirimeve seksuale.

“Edhe më parë kam filmuar skena seksi, por kjo ishte diçka krejtësisht e re. Unë uroj që të gjitha femrat të mund të përjetojnë këtë përvojë. Skenat e seksit ishin me të vërtetë të çuditshme, por edhe më interesante ishte marrëdhënia seksuale me personin që e bën edhe në jetën reale”, shpjegoi aktorja, transmeton Telegrafi.

Angie shpjegoi se si e kaloi kohë gjatë xhirimeve të filmit “By The Sea” pasi që aktorja është edhe regjisore e kësaj krijimtarie filmike.

“Edhe një detaj ishte e çuditshëm. Momenti kur isha lakuriq në vaskë ndërsa në video-tv shikoja momentet e vetë-xhirimit, pasi që regjisori duhet të jetë edhe pas kamerave”, shtoi Jolie. /express/