Ju ftojmë që të ndihmoni: Arton Jupolli ka nevojë për ndihmën tonë (Foto)

Arton Jupolli, 36 vjeçar nga Podujeva, ka nevojë për ndihmën e të gjithë neve. Ai është i shtrirë në spitalin ushtarak të Tiranës ku është duke u mjekuar nga sëmundja e kancerit.

Artonit para 1 vite i ka vdekur edhe vëllau nga kanceri , me çka Artoni si kryefamiljar e ka të pamundur ta garantoj shumën e mbetur.

Shërimi i tij kushton 55 mijë euro, ndërsa deri më tani ka grumbulluar 40 mijë euro dhe i duhen edhe 15 mijë euro.

Në fotografitë e bashkëngjitura i keni xhirollogarinë, të dhënat personale, diagnozën dhe raportet mjekësore.