Juve-Milan, Historia e futbollit Italian !!

Sonte duke filluar prej ores 20:45 zhvillohet superderbi italian Juventus – Ac. Milan, derbi i dy klube më të trofeshme në futbollin Italian.

Të dyja ekipet nuk ekan nisur mirë këtë sezon, ku Juventusi gjendet në pozitën e 7-të pas xhirosë së 12-të dhe ka 18 pikë, derisa Milano gjendet një pozitë më lartë me 20 pikë.

Derbit e kaluara kanë qenë gjithmon të zjarrtë me shumë gola dhe raste për shënim, gjithsej janë luajtur 192 ndeshje në kapionat mes Juventusit dhe Milanit, ku Juve ka shenuar 71 fitore, Milano 58 dhe 63 barazime. Juventusi kryeson edhe me numrin e golave ku gjithsej ndaj Milanos ka shenuar 278 gola, karshi 260 Milano.

Në pesë ndeshjet e fundit si nikoqir ndaj Milanos, Juventusi ka 4 fitore dhe 1 humbje.

Formacionet:

Juventus (4-3-1-2): Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini, Alex Sandro, Leonardo Bonucci, Stephan Lichtsteiner, Sami Khedira, Claudio Marchisio, Paul Pogba, Hernanes, Alvaro Morata, Paulo Dybala

Ac. Milan (4-3-3): Gianluigi Donnarumma, Alessio Romagnoli, Ignazio Abate, Luca Antonelli, Alex, Riccardo Montolivo, Juraj Kucka, Giacomo Bonaventura, Alessio Cerci, Mbaye Niang, Carlos Bacca.

/gazetaLIRIA/

derbi