Juventus 9 milionë dhe dy futbollistë për Diawara

Amadou Diawara është dëshira kryesore e trajnerit Massimiliano Allegri.

Trajneri i Juventusit, MAssimiliano Allegri është në kërkim të një mesfushori, pasi Claudio Marchisio do të mungojë këtë edicion dhe fillimin e edicionit tjetër.

Janë disa opsione, por trajneri italian ka prioritet transferimin e mesfushorit të Bolognas, Amadou Diawara.

Për Diawara Juventus përveç se do të ofrojë 9 milionë euro, do të përfshijë në marrëveshje edhe dy talentet e skuadrës, Mandragora dhe argjentinasin Vadala.

Për Diawara janë të interesuara edhe skuadrat tjera italiane dhe skuadrat e mëdha angleze si Manchester United, City, Liverpool dhe Arsenal.