Ka qenë pastrues rrugësh, u lidh me të venë e shokut dhe që e quajnë “Tarzani”! Njihuni me trajnerin që shokoi Argjentinën, e ktheu ndeshjen nga 0-1 në 5-1

Renard nuk është një emër i njohur trajneri në botën e futbollit. Ai punoi kryesisht jashtë Evropës dhe në karrierën e tij fitoi dy tituj në Afrikë me Zambinë në 2012 dhe Bregun e Fildishtë në 2015. Para se të bëhej trajner, Renard ishte një futbollist. Ai luajti për Cannes (1983-90) dhe Stade de Vallauris (1991-97) përpara se të varte këpucët në SC Draguignan (1997-98) në moshën 30-vjeçare.

Ai u stërvit edhe me një 16-vjeçar të quajtur Zinedine Zidane. “Sapo u përballa me lojtarët ‘top’, kuptova se nuk isha aq i mirë. Isha lojtar i nivelit të tretë”, pranoi Renard, i cili ndante dhomën e zhveshjes me Deschamps dhe Desailly.

“Mbaj mend tetë vjet që zgjohesha në 3 të mëngjesit për të mbledhur mbeturinat dhe për të pastruar ndërtesat. Futbolli është magjik, por më ndihmon të mbaj gjithçka në perspektivë”, do të shprehej Renard.

Në vitin 1998, trajneri i Arabisë Saudite vari këpucët në gozhdë në SC Draguignan dhe menjëherë pas kësaj, në vitin 1999, filloi karrierën e tij në pankinë. E vërteta është se nuk mund të kishte filluar më mirë. Renard e ngjiti Draguignan nga liga e gjashtë në ligën e katërt franceze në vetëm dy sezone.

Claude Le Roy e bindi Renardin që ta ndiqte atë si asistent në Shanghai COSCO dhe Cambridge United ku ai u bë trajneri kryesor menjëherë më pas, në vitin 2004. Eksperienca në skuadrën angleze nuk zgjati shumë dhe Renard “emigroi” në Vietnam për të drejtuar Nam Dinh, para se të merrte pankinën e Cherbourge, nga divizioni i tretë francez në vitin 2005.

Rrugët e Le Roy dhe Renard u kryqëzuan përsëri në Ganë në vitin 2008: “Herve ishte asistenti im për gjashtë vjet. Një ditë i thashë se ishte koha për të fluturuar vetëm dhe ne tashmë e dimë pjesën tjetër të historisë”, u shpreh Le Roy.

Prej vitesh Renard ka qenë në një lidhje me Viviane Dièye, e veja e Bruno Metsu, shokut të tij, ish-trajnerit të Senegalit që ndërroi jetë në vitin 2013 si pasojë e kanc.erit. “Herve ishte një djalë i pashëm nga bregdeti, një “sek.s simbol’”, tha Didier Deschamps së fundmi në L’Équipe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Herve? Renard (@herve.renard.hr)

Renard mund të mburret se është trajneri i vetëm në histori që ka fituar Kupën e Kombeve të Afrikës me dy Kombëtare të ndryshme: Bregun e Fildishtë (2015) dhe Zambinë (2012). Përveç kësaj, ai drejtoi Marokun në Kupën e Botës 2018.

“Ky kontinent më ndryshoi jetën. Unë gjithmonë kam besuar në veten time dhe këtu më njohin aftësitë e mia”, ka pranuar Renard në një intervistë për “Le Figaro”.

Fotoja e një Renard pa fanellë që tregon muskujt e tij pasi fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës me Bregun e Fildishtë në 2015 është një nga më legjendarët e turneut. Por nuk është kjo arsyeja pse ai mori pseudonimin Tarzani.

“Në pjesën e parë të ndeshjes ne po humbnim 1-0, Renard u çmend. Ai na tha: “Unë jam një trajner i ndyrë. Unë kam lojtarë të mëdhenj si Yaya Toure, Gervinho… dhe nuk mund t’i bëj ata që të fitojnë ndeshjen kundër Sierra Leones. Ai u zemërua dhe u bë si Tarzan, na pëlqente ta thërrisnim kështu. Renard goditi një karrige dhe e theu atë. Në fakt, njëra nga copat e goditi një pjesëtar të ekipit në kokë. Ne ishim të gjithë të tronditur. Në fund fituam 5-1”, kujton ish-lojtari i tij, Cheick Doukoure. /Sport Ekspres/

Generated by Feedzy