Kadaj-Bujupi me tension të lartë, dhimbje e marramendje

Sokol Zogaj nga Shërbimi Korrektues për Donika Kadaj-Bujupin: Nesër do t’i bëhen të gjitha analizat në qendër korrektuese. Nëse ka nevojë për analiza më të thella do t’ia bëjmë ato në QKUK.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, nuk është e helmuar, por ka tension të lartë dhimbje dhe marramendje, ka thënë për Ora e Fundit në Klan Kosova, Sokol Zogaj nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Para një ore jam kthyer, kam qëndruar dy orë në burg dhe kam biseduar me zonjën Kadaj-Bujupi. Gjendja ka filluar t’i përmirësohet. Shihet që ka ngritje të tensionit, por jo të lartë. Ka dhimbje dhe marramendje”.

“Nesër do t’i bëhen të gjitha analizat në qendër korrektuese. Nëse ka nevojë për analiza më të thella do t’ia bëjmë ato në QKUK”.

“Jemi të gjithë të angazhuar për gjendjen e saj shëndetësore. Me siguri edhe nesër do ta vizitoj dhe do ta përcjellim gjendjen e saj shëndetësore”.

Zogaj tha se e ka vizituar edhe deputeten tjetër të Opozitës që po qëndron në paraburgim, Albulena Haxhiun, dhe në plan e ka të njëjtën gjë ta bëjë edhe me Albin Kurtin, në ditët e ardhshme.

“E kam vizituar edhe deputeten Albulena Haxhiu, ajo ka qenë shumë mirë e pranuar e trajtuar edhe e sistemuar”.

“Edhe Albin Kurti është duke u trajtuar mirë. Edhe atë do ta vizitoj”, ka thënë Zogaj, i cili ka shtuar se në burgjet e Kosovës të gjithë të burgosurit trajtohen mirë dhe pa dallim.

Zogaj