Kadri Veseli: Do ta ndalim edhe mjegullën!

Në një takim që kryeparlamentari Kadri Veseli pati në Akademinë e Shkencave me kryetarin Hivzi Islami, ka shfrytëzuar momentin e diskutimit me media që të bëjë edhe humor.

Veseli duke apeluar për ndaljen e gazit në drejtim të opozitës ka thënë se do ta ndalin edhe mjegullën.

“Apeloj opozitën që të mos ketë më gaz lotsjellës por edhe mjegullën do ta ndalim”, ka thënë Veseli./Zeri/