Kadri Veseli, të premten shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të premten do ta shpall kandidaturën për kryetar të kësaj partie.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, brenda PDK-së, Kadri Veseli nuk ka pranuar që të nominohet nga kryesia e partisë e cila kishte shprehur gatishmërinë që Veseli të jetë i nominuari i tyre.

“Veseli nuk ka pranuar në mbledhjen e kryesisë së PDK-së që kryesia ta monimoj atë për kryetar të PDK-së. Por, Veseli ka vendosur që të premten ta shpall kandidaturën e vet për kryetar dhe pastaj do të jetë hapësirë për kandidatët tjerë që të kandidojnë”, ka thënë ky burim.

Sipas të njëjtit burim, Veseli nuk e ka pranuar nominimin nga Kryesia e PDK-së, meqë do të konsiderohej si mbyllje e garës për kandidatët tjerë dhe se Veseli dëshiron që të ketë edhe kandidat tjerë për kryetar të PDK-së.