Kanceri i gjirit,ja 5 shenja që nuk duhet nënvlerësuar

Kanceri i gjirit është një prej formave të tumorit më të përhapura te femrat, por që mjekësia ka bërë hapa të rëndësishme përpara. Rastet më të mëdha të tumorit të gjirit shfaqen pas moshës 40 vjeçare, por në rast se preken mosha më të reja atëherë tumori është më agresiv.

Shkalla e vdekshmërisë prej kancerit të gjirit ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe mjekët apelojnë vazhdimisht në kapjen në kohë të kësaj sëmundje duke treguar pesë sinjale të cilat mund të paralajmërojnë për tumorin në mënyrë që të kapet në fazën e parë.

Kruajtje, skuqje dhe dhimbje në gji

Këto elementë nëse janë të vazhdueshëm mund të jenë sinjal për tumorin e gjirit. Shpesh femrat i kanë këto simptoma gjatë ciklit, por nëse diçka e tillë ndodh vazhdimisht, atëherë është rasti për tu shqetësuar.

Dhimbja e shpinës mund të një tjetër sinjal alarmi

E rëndësishme është që të dihet se tumoret shpesh mund të zhvillohen në thellësi dhe dhimbja mund të shfaqet edhe në shpinë apo në pjesën e sipërme të kafazit të kraharorit.

Dhimbje në sqetull

Një dhimbje e tillë mund të paralajmërojë për kancerin.
Ndryshim i përmasave të thithkës së gjoksit, mund të ndezi sinjalin e alarmit. Vëmendje të veçantë duhet të kushtoni nëse ka sekrecione anormale në gji.

Një tjetërsim i pamjes së aureolës së gjirit (zona e errët rreth thithkës), mund të sinjalizojë për kancerin e gjirit. Kjo nëse ndryshon përmasa dhe ngjyra. Në rast të tillë drejtohuni direkt tek mjeku.
Forma e parë e shërimit dhe parandalimit është duke kontrolluar vazhdimisht gjirin për të mos injoruar as sinjalin më të vogël./parrotlla.net/