Polici që distancohet nga veprimet e fundit të Policisë së Kosovës

Një polic i Kosovës, Ajet Duli përmes një shkrimi dërguar medieve ka thënë se distancohet nga veprimet e fundit të Policisë, ndërkohë që mbron qëndrimet e ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Telegrafi ka kontaktuar policin në fjalë, i cili konfirmoi se qëndron prapa shkrimit dërguar medieve.

Ai bëri të ditur për Telegrafin se që nga viti 2000 është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Lexoni postimin e plotë të Ajet Dulit, që pretendon se është polic i Kosovës:

“Dua që publikisht të deklarohem se distancohem nga këto veprime të Qeverise ,Gjygjsisë dhe Policisë së Kosoves karrshi veprimeve ndaj Albin Kurtit dhe djemëve e vajzave qe janë pjesë e kësaj Levizje. Si ish i burgosur politik, si pjesëtar i UCK-ës , e tani si pjesëtar i Policisë se Kosovës, e si veprimtar e aktivist shumëvjeçar nuk mund të qëndroj indiferent në këto çaste, kur po mirren masa ndaj këtyre aktivistëve që janë e tashmja dhe e ardhmja më sublime e këti populli. Duke e njohur për së afermi Albin Kurtin që nga viti 1996 dhe duke ditur veprimet, qëndrimet, pëkushtimin dhe sakrificën e këtij titaniku të çështjes sonë kombëtare, por edhe veprimet e tij shtetformuese pas luftës duke u përballur e duke qendruar stoik me të gjithë kundërshtarët e ndertimit të Shtetit të Kosovës. Albini e shokët e tij u bënë pengesë e të gjithë atyre keqbërsëve të sojit dhe sorollatit të pa parë, e të uritur për karierë , për pasuri , e për tenderomani ….Albini , së bashku me ithtaret e vet bëri demaskimin e të gjithëve, qofshin shqiptarë apo ndërkombëtarë. Po mbi të gjitha këta veprimtarë u bënë gardian te mbrojtjës së Kosovësë nga qarqet shoviniste e fashiste të Qeverisë së Serbisë të cilët i nxoren projektet antishqiptare për coptimin dhe paralizimin e jetës në Kosovë. Mjerisht në këtë valle antishqiptare u përfshinë edhe disa bashkëpuntorë te vjetër e të ri, me vetëdije a pavetëdije, me shantazhime e me interesa personale, klanore, provincionale …Lëvizja Vetvendosje në krye me Albinin e me shokë është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi, e ketij populli. Kushdo qoftë që del dhe i kundëershton këta veprimtarë të denjë të shqiptarisë do të përfundojnë si reaksionarë e si shumë bashkëpuntorë te Serbisë të llojit te Ali Shukriut e Rrahman Morines…”. /Telegrafi/