Kapet pedofili në Bulqizë, futi në bodrum vajzën 4 vjeçe

Një manjak seksual është arrestuar sot në Bulqizë. Denoncimi është bërë nga banorë të zonës dhe prindërit e një fëmije vetëm 4 vjeç. Banorët e lagjes “Minatori” në Bulqizë kanë parë një 43 ­vjeçar me inicialet P.Ç. i cili ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur.

Mësohet se burri ka tentuar ta fusë vajzën në bodrum por është parë nga fqinjët, të cilët arritën të shpëtonin të miturën nga abuzimi seksual. Mësohet se e mitura ka bërtitur dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e tyre. Sakaq 43­vjeçari është arrestuar nga policia.