Kaq kalori mund t’i djegni gjatë gjidhënies

Gjatë gjidhënies, trupi juaj ka nevojë për më shumë energji, më shumë kalori.

E këtë energji ju mund t’a merrni përmes ushqimeve që konsumoni gjatë ditës shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Pas shtatzënisë, ju mund të jeni mbipeshë, mirëpo gjidhënia do të jetë një mundësi e mirë për të rënë nga pesha e tepërt.

Trupi juaj në përgjithësi djeg nga 200 deri në 500 kalori shtesë në ditë, ndërsa jeni duke ushqyer me gji bebin tuaj.

Gjidhënia gjatë ditës, tetë deri në dymbëdhjetë herë në ditë djeg më shumë kalori sesa nëse kombinoni gjidhënien dhe ushqyerjen me formulë.

Zakonisht, kalorit mund t’i djegni gjersa fëmija juaj është më i vogël dhe ende nuk ka hyrë në fazën kur fillon me ushqimet e ngurta. /GazetaShneta/

 

The post Kaq kalori mund t’i djegni gjatë gjidhënies first appeared on .