Kelmendi vazhdon dominimin në Evropë, ngrit flamurin e Kosovës në Rusi

Majlinda Kelmendi ka fituar titullin e kampiones në Kampionatin Evropian në xhudo që po mbahet në Rusi.

Xhudistja e njohur kosovare ka mposhtur francezen Priscilla Gneto me ippon në finalen në kategorinë deri 52 kilogramë për të fituar titullin e dytë në Evropë në karrierë.

Kelmendi është dy herë fituese e Kampionatit Botëror.