Këngëtarja filipinase këndon “Valsi i lumturisë ” i Vaçe Zelës (VIDEO)

Kënga e njohur e divës së  muzikës shqiptare Vaçe Zela, ‘Valsi i Lumturisë’  është kënduar nga këngëtarja filipinase La Gia, e cila jeton në Dubai. Ajo është mahnitur nga zëri i këngëtares së madhe shqiptare, duke performuar disa këngë të saj, ndërsa ka shprehur dëshirën për ta vizituar Shqipërinë

Duket se pasioni për këngët shqiptare është  i vjetër për këtë  këngëtare, pasi edhe disa vjet të shkuara ajo këndoi një  këngë në  shqip e cila u bë shumë  e klikuar në you tube brenda ditës, për shkak të zërit të  mrekullueshëm të këngëtares.