Kërcënohet Agron Mustafa, policia e merr në mbrojtje (Foto)

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Vala, Agron Mustafa, është duke u ruajtur 24 orë nga Policia e Kosovës, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme.

Siç kanë bërë të ditur burime nga brenda Telekomit, fillimisht, Mustafa është kërcënua nga avokati Xhevdet Krasniqi ndërsa më pas kas është sulmuar edhe fizikisht në Elbasan, pak pa filluar ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë edhe nga Lulzim Jashari.

Policë civilë , të Mbrojtjes së Afërt në Policinë e Kosovës, kanë filluar ta ruajnë përgjatë 24 orëve Drejtorin e Telekomit të Kosovës, Vala, Agron Mustafa, pasi ky i fundit, siç kanë bërë të ditur burime të afërta me Mustafën, ka marrë kërcënime të vazhdueshme në një periudhë të gjatë kohore, që nga muaji shtator i këtij viti.

Lajmi i marrjes në mbrojte nga ana e Policisë së Kosovës, të drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, është konfirmuar jo vetëm nga gjendja faktike, përcjellja e vazhdueshme nga policia, xhipi i policisë së Kosovës në oborrin e Telekomit të Kosovës, por edhe nga vetë drejtues të Policisë së Kosovës.

Jozyrtarish, këtë të fundit i thanë portalit tonë që ka informacione dhe të dhëna bindese që drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, mund të sulmohet nga personat që e kanë kërcënuar dhe nga palët e treta që mund të shfrytëzojnë situatën.

`Policia ka përpiluar dosjen dhe e ka dërguar në Prokurori. Janë evidentuar qartë kërcënimet dhe sulmi që ka ndodhur mbi drejtorin Mustafa në Elbasan. I mbetet Prokurorisë të veprojë”, thanë zyrtarë policorë.

Kërcënimet mbi drejtorin e Mustafa filluan pasi gruaja e avokatit Xhevdet Krasniqi, Shqipe Jashari, papritmas shfaqi ambicie për të udhëheqë burimet njerëzore në Telekomin e Kosovës, kur në këtë pozitë tashmë ishte emëruar dikush tjetër.

Siç është raportuar edhe me herët ai kërcënoi në zyrë Drejtorin e Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ndërkohë që kërcënimet u bënë realitet në qytetin e Elbasanit, ku drejtori i Telekomit kishte shkuar për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, me Ftesë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

I njëjti burim ka treguar se pak pa filluar ndeshja, në dyert e stadiumit, ai u sulmua nga një grup personash, në krye të të cilit qëndronte vëllai i Shqipe Jasharit, Lulëzim Jashari.

“Fat ishte që ndërhyn persona të tretë dhe nuk lanë konfliktin që të zhvillohej. Sulmi mbi Agron Mustafën u krye nga 3-4 persona. Çdo gjë ndodhi sa hap e mbyll sytë. Në krye të sulmit ishte Lulëzim Jashari”, thanë ky burim.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Prokurorisë theksuan se Drejtori Mustafa denoncoi zyrtarisht sulmin që i ndodhi në Elbasan, por nuk ka përmendur emrin e Lulzim Jasharit.

” E kuptojmë faktin që drejtorin nuk ka dashur të përfshijë djalin e Adem Jasharit në denoncimin zyrtarë”, thonë në Prokurorinë e Kosovës./express/

vetura 1

vetura 2