Kërcënohet drejtori i spitalit në Graçanicë, veturës ia vënë zjarrin (Foto)

Autorë ende të panjohur të martën mbrëma kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së drejtorit të spitalit të Graçanicës, duke i lënë atij po ashtu edhe një letër kërcënimi në derën e veturës së tij.

Nebojsa Milanovic, i cili jeton në Donja Gusterica, ka thënë se ka dëgjuar dy shpërthime në oborrin e tij vetëm pak para mesnatës, duke zbuluar kështu që vetura e tij ishte e përfshirë në zjarr.

Milanovicë më pastaj zbuloi letrën me përmbajtje kërcënimi për të cilën ai thotë se është shumë i sigurt që ka prapavijë politike.

Kryetari i Graçanicës Vladeta Kostiq ndërkohë tha se ai do të “bëjë gjithçka në fuqinë e tij”, kështu që sulmet e fundit ndaj përfaqësuesve politikë në komunën e Graçanicës dhe zyrtarë nga Donja Gushterica të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan b92, transmeton lajmi.net.

2

Ai pranoi se incidenti i mbrëmshëm është i treti me radhë, duke shtuar se nuk është i kënaqur me Policinë e Kosovës se si po i trajton këto raste dhe se Komuna do të marr masa që të alarmojë të gjitha institucionet.

Kositc tha se incidenti në Donja Gusterica po përhap frikë sidomos në mesin e punëtorëve të Komunës së Graçanicës.”Kjo duhet të përfundoj dhe dorasit të vihen para drejtësisë”, shtoi ai.

Përndryshe, policia e Kosovës ishte në vendin e ngjarjes natën e kaluar.