Kërcënohet me jetë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

Një banor i komunës së Gjakovës e ka kërcënuar me jetë drejtoreshën për Arsim në komunën e Gjakovës Diana Çarkaxhija. Atë e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit se do ta eliminojë atë dhe familjen e saj kudo kur të has në ta.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
Sipas kryetares së Gjakovës, ky kërcënim nuk është motiv që të ndalohet puna dhe aktiviteti në komunën e Gjakovës derisa ka thënë se po ua lë në dorë organeve të drejtësisë që të merren me zbardhjen e rastit të Drejtoreshës së Arsimit.

“Për këdo që mendon se me këso forma mund të ndalet përparimi në komunën e Gjakovës, e kanë shumë gabim”, shtoi ajo. “Ne qeverisim me forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës”.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit të Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.