Kërkesat e Opozitës së Bashkuar Presidentes për dalje nga kriza politike [dokument]

KTV ka siguruar letrën me kërkesa të Opozitës së Bashkuar drejtuar Presidentes së vendit Atifete Jahjaga për dalje nga kriza politike e vendit . Këto kërkesa, transmeton Koha.net, janë:

1. Anulimi i Marrëveshjeve me Serbinë për themelimin e Zajednicës, dhe Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, në linjë edhe me kërkesat e 205 mijë qytetarëve nënshkrues të peticionit kundër këtyre marrëveshjeve. Duhet të lirohen menjëherë të gjithë të burgosurit politik (deputet dhe aktivistë të Opozitës).

Në rast se marrëveshjet nuk anulohen atëherë:

– Marrëveshjet t’i nënshtrohen votës popullore përmes referendumit.

Nëse jo atëherë:

– Vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.

Visar Ymeri, Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
Fatmir Limaj, Kryetar i NISMA për Kosovën