Kerry viziton Moskën

Pas deklaratës së ashpër të Vladimir Putin se, ushtria ruse do të ndërmarrë veprimet më ekstreme ndaj çdo kërcënimi që i kanoset forcave të saj në Siri, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë me dije se do të zhvillojë një takim me presidentin rus dhe me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, javën e ardhshme në Moskë.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se udhëheqësit do të diskutojnë mbi krizën siriane, situatën në Ukrainë, si dhe mposhtjen e Shtetit Islamik./ Express