Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

Raporti më i ri për Kosovën i sekretarit të OKB-së, Ban Ki – moon, i publikuar në fillim të këtij muaji do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit.

Ky raport përfshin periudhën nga 16 tetori i vitit 2015 e deri më 15 janar të këtij viti.

Në këtë raport bëhet e ditur se mund të zë vend edhe diskutimi për zgjedhjen e Hashim Thaçit si president i Kosovës.

Në raport thuhet se Ban Ki – moon ka shfaqur po ashtu brengën për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.