Këshilli Musliman i Francës dënon ashpër sulmet në Paris

Këshilli Musliman i Francës dënon ashpër sulmet e tmerrshme dhe të neveritshme që janë bërë në Paris.

Ky reagim vjen nga ata pasi që sipas dëshmitarëve është mësuar se terroristët që kanë shkaktuar këtë tragjedi, kinse kanë pasur motive fetare e madje edhe kanë thirrur fjalët si ‘Allahu Akbar’.

Një intervenim i policisë Franceze ka bërë që sulmuesit të mbyten dhe të gjithë pengjet të lirohen./mesazhi/