Në fillim të javës së ardhshme do të kompletohet kabineti qeveritarë.
Dy pozitat të cilat mbetën të zbrazëta pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President, pritet të zëvendësohen me emra të rinjë.
E në fakt, janë tri pozita te rëndësishme qeveritare që tani më do të pësojnë ndryshime, raporton “RTK“.
Nga burime mirë të konfirmuara bëhët e ditur se partnerët qeveritarë tani më kanë vendosur për emrat konkret.
Duket se nuk ka më hamendësime politike se kush do ti udhëheqë postet vakante në qeveri: zëvendëskryeministër i parë do të jetë,ministri aktual i Drejtësisë Hajredin Kuçi,ndërkaq që pozita aktuale të cilën Kuci e mbanë, është vendosur t’i kalohet bashkpartiakut të tij Gani Kocit.
Ndërkaq që për pozitën e dytë që dikur mbante Presidenti Thaçi, atë të ministrit të Punëve të Jashtme ende nuk dihet me saktësi se kush do ta udhëheqë.
Burime brenda PDK-së thonë se ish ministri Enver Hoxhaj dhe zëvendëministri aktual i punëve të jashtme Petrit Selimi synojnë të udhëheqin me këtë dikaster.
Burime brenda PDK-së janë skeptik që Selimi mund të përzgjedhët në krye të MPJ-së.
Sipas tyre, ndonëse Selimi cilësohet si njëri ndër zyrtarët më të suksesëshëm të politikës së jashtme të Kosovës,ai nuk ka fuqi të votës, e rrjedhimisht pak ka gjasë që t’i lejohet drejtimi I një ministrie aq të rdëndësishme siq është MPJ.
Besohet që megjithatë do të jetë Enver Hoxhaj ai i cili pritet të udhëheqë sërish me diplomacinë kosovare.
Megjithatë duket se strukturat e PDK-së ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar.
E ai i cili pritet shumë shpejt ta zëvendësoi Presidentin Thaçi, nuk pohoi e as mohoi asgje rreth emrave të përfolur.
Madje sipas tij partnerët e kokalicionit ende nuk kanë vendosur për riformatimin e Qeverisë.
Sido që të jetë, duket se fillim-java e ardhshme, kur edhe pritet kthimi I udhëheqësit të PDK-së nga SHBA-të Kadri Veselit do ta gjejë Qeverinë e kompletuar./Zeri/